Një shqiptar është dënuar me 4 vjet e 3 muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Lewes pasi u shpall fajtor për posedim dhe trafikim droge.
Mediat angleze bëjnë me dije se i riu i dënuar quhet R.Vrapi ndërsa në kohën kur u arrestuat deklaroi se në Mbretërinë e Bashkuar ka mbërritur pasi ishte mashtruar dhe më pas ishte detyruar që të shiste drogë pasi i kishin kërcënuar familjen.
Shqiptari 26 vjeçar u kap më 17 qershor të vitit të kaluar teksa lëvizte me një biçikletë dhe shpërndante drogë.
Kur oficerët e Sussex Police i kontrolluan shtëpinë i gjetën 140 stërlina mbi tavolinë. 1,250 stërlina të tjera në një sirtar bashkë me një sasi kanabisi dhe 170 gram kokainë. Brenda një valixhe të zezë iu gjet edhe një pasaportë e falsifikuar/Shqiptarja.com
-
Trafikanti shqiptar në arrati prej më shumë se një viti pasi u lirua gabimisht nga burgu në Britani
-
Tregtari shqiptar i drogës i shpëtoi deportimit nga Britania pasi “do t’i shkatërrohej martesa”
-
Trafikanti shqiptar i drogës që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Britania tenton për të tretën herë të deportojë një shqiptar të dënuar për trafik droge
-
Policia e kap me shtëpi bari, shqiptari në Angli fshihet mbi çati