Nuk është vetëm Londra, por krimi i organizuar shqiptar po i shtrin gjithnjë e më tepër tentakulat e veta në thuajse gjithë qytetet e mëdha të Anglisë.
Lajmi më i fundit vjen nga qyteti bregdetar i Southemptonit në Angli ku një grup shqiptarësh që kanë shpërndarë drogë me një vlerë prej 4 milionë sterlinash janë shkatërruar nga policia lokale.
Pjesëtarët e grupit të strukturuar janë dënuar me 25 vjet burg për aktivitetin e tyre kriminal. Shumica e tyre ishin të gjithë pa dokumente qëndrimi në Britani dhe jetonin në të zezë përmes dokumenteve false të identitetit.
Hetimi i policisë zgjati 9 muaj dhe ata janë survejuar gjatë periudhës shtator 2016 deri në prill të këtij viti. Gjatë arrestimit shqiptarëve iu kapen rreth 170 mijë sterlina para të thata. Ata përdornin një fugon transporti ku kishin krijuar dhe modifikuar ambiente të fshehta në të, ku mbanin drogën dhe parat e fituara.
Ajo që binte në sy dhe që u theksua në procesin gjyqësor ishte pastërtia mjaft e lartë e kokainës së importuar, e cila shkonte ne 91 për qind të drogës.
-
Dënohen me mbi 86 vjet burgim 16 shqiptarë që shisnin drogë në Britani
-
Mediat britanike: Shqiptarët po na “mbysin” me kokainë
-
Britani, 81 vjet burg për grupin shqiptar të kokainës e heroinës
-
Burg shqiptarëve në Britani për kokainën me vlerë 4 milionë funte
-
Trafikantët shqiptarë, gjykata britanike i dënon me 116 vite burg