Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dënohet me 24 vjet burgim vrasësi në Zllakuqan, pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Dënohet me 24 vjet burgim vrasësi në Zllakuqan, pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Skender Krasniqi është dënuar me 24 vjet burgim unik për vrasjen e F.Z. në Zllakuqan të Lipjanit në gusht të 2024-ës.

Në shpallje të aktgjykimit, gjyqtari Gent Beka tha se i akuzuari  për veprën penale “Vrasje” është dënuar me 22 vjet burgim, ndërsa për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Akuza ka qenë se Skënder Krasniqi e ka vrarë F.Z. pas një mosmarrëveshjeje të fëmijëve. 

Fillimisht dyshohet se atë ditë djali i Krasniqit kishte mosmarrëveshje me një të mitur tjetër, pas komunikimeve në TikTok. Djali i Krasniqit dyshohet se e kishte shkaktuar lëndime trupore të miturit A.Z.

Ndërkaq F.Z. sapo kishte kuptuar rastin kishte shkuar te shtëpia e Krasniqit bashkë me I.Z. për të kuptuar se çka ka ndodhur.

Edhe Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan Arbëri 2 j. më parë Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Sipas aktakuzës, palët kishin përfunduar bisedën dhe ishin nisur për në rrugën e fshatit dhe e kishin parë të miturin T.K., me të cilin kishin nisur fjalosje. I mituri sipas aktakuzës mbante në dorë një thikë, dhe pas ndërhyrjes së dëshmitarëve palët ishin ndarë. Në atë moment, sipas aktakuzës Skënder Krasniqi kishte marrë thikën dhe e ka therur dy herë F.Z. duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

VIDEO: