Një burrë është dënuar me 2 vjet burgim dhe gjobë prej 700 euro për vjedhje të rëndë në një fitnes, transmeton Koha.net.
Kështu bën të ditur Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
“Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale A.A. nga Prizreni, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1 nën para.1.1 të KPRK-së. I akuzuari me iniciale A.A. nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy ) viteve, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 700,00 (shtatëqind) euro”, thuhet në komunikatë.
Tutje bëhet e ditur se i dënuari me datën 14.03.2018 dhe 15.03.2018, në orë të pacaktuar, në Prizren në rrugën “Ukë Bytyqi”, në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” pikërisht në klubin e fitnesit “Powe Hause”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, merr pasurin e luajtshme e të dëmtuarit me iniciale Sh.F, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm mos prezencën e të dëmtuarit dhe duke përdorur forcën e hap derën hyrëse të klubit dhe nga aty merr sende me vlerë.
-
Dy vjet e gjysmë burgim dhe 400 euro gjobë për vjedhje në Ferizaj
-
Dënohet me një vjet burg dhe 300 euro gjobë një person në Prizren
-
Dy vjet burgim e 500 euro gjobë sepse vodhi 1200 euro në shtëpinë e një personi
-
Një vit burgim dhe 500 euro gjobë pasi kreu një vjedhje të rëndë
-
Një vit burgim e 500 euro gjobë për vjedhjen e dy palë atleteve në Prizren