Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim ndaj XH.B. dhe B.T. për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetet zyrtar. Dy të pandehurit janë dënuar me nga tre vjet burgim, dhe dënimin do ta mbajnë që nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë.
“Konform nenit 62 par. 1 e 2 pika 2.3 të KPRK-së, të akuzuarve XH.B. dhe B.T. secilit veç e veç, iu shqiptohet dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbim publik, në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, edhe atë pas mbajtjes së dënimit me burgim. Obligohen të akuzuarit XH.B. dhe B.T. që t’i kompensojnë dëmin të dëmtuarës Ministrisë së Infrastrukturës, në shumën prej 29,828.03 eurosh”, thuhet në komunikatë.
-
Tre vjet burgim ndaj D.F. për përvetësim në detyrë
-
Paraburgim ndaj 3 zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
Pesë vjet burgim të akuzuarve për shembjen e çatisë së Komunës së Prishtinës
-
Dënohen me burgim dy të akuzuarit për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës
-
2 vjet burgim e 21 mijë euro gjobë tre personave për rastin “Brezovica 1”