Një femër ka raportuar rrejshëm në Policinë e Kosovës se i është plaçkitur banesa në Mitrovicë nga dy persona me maska.
Ajo të mërkurën ka raportuar se dy personat me maska i kanë vjedhur 70 euro dhe një arkë e kursimeve të fëmijëve.
“Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, është konstatuar se viktima-e dyshuara ka inskenuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Raportohen dy raste të grabitjeve në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Gjashtë persona grabisin një ukrainase në Prishtinë, i vodhën rreth 16 mijë euro
-
I mituri raporton se ia vodhën 85 euro duke e kërcënuar me thikë
-
Deklaroi rrejshëm se ia vodhën 500 euro, arrestohet i dyshuari
-
Grabitet një person, dy të maskuarit e kanosën me armë për t’ia vjedhur paratë