Një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij në Deçan, të mërkurën në ora 23:30. I njëjti sipas Policisë ka qenë një gjendje të dehur, derisa është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Të dy viktimat kanë marrë trajtimin mjekësor.
“Deçan, 06.10.2021 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij kosovare. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Artikuj të ngjashëm