Doganierët serbë në pikëkalimin kufitar Merdar, midis Serbisë e Kosovës, një çifti shqiptar që po vinte nga Hungaria, i kanë konfiskuar 22 mijë euro, pasi iu gjetën 42 mijë euro të padeklaruara, njoftojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.
Siç citohet nga mediat njoftimi i Doganës serbe, paratë u kapën te çifti shqiptar, që po udhëtonte me veturën e tipit “BMW X6” me regjistrim të Hungarisë, prej nga edhe udhëtonte ky çift.
Ata, sipas raportimit të medieve, u kishin thënë se nuk kishin asgjë për të deklaruar, por pas kontrollit në çantën gruas u gjetën 42 mijë euro. Nga këto, doganierët serbë konfiskuan 22 mijë euro, ndërsa 20 ua kthyen, meqë nga 10 mijë kishin të drejtë të kishin secili nga bashkëshortët, transmeton Koha.net.
Të tjerat u ndalen deri në përfundim të procedurës kundërvajtëse.
-
Dogana zbulon 23 mijë euro të padeklaruara Merdar
-
Ndalohet në Bërnjak vetura me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
-
Si u kapën 1 milion euro në kufi?
-
Merdar, sekuestrohen mbi 119 mijë € të padeklaruara në veturën me targa e drejtues serb
-
Shoferit serb në Bërnjak i gjenden mbi 11 mijë euro dhe 79 mijë dinarë serbë