Gjykata Themelore e Mitrovicës ka caktuar masën e paraburgimit për ish-kryeshefin e “Trepçës”, Rafet Ibishin dhe katër persona të tjerë që dyshohet se sulmuan menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje.
Mirëpo, sipas avokatit të tij, Mahmut Halimi është e çuditshëm aprovimi i kërkesës për paraburgim.
“Është caktuar masa e paraburgimit për klientin tim dhe katër të tjerët. Në praktikën gjyqësore nuk ka rast që për një vepër penale që dënohet me një vit burgim të kërkohet masë e paraburgimit e të aprovohet kjo kërkesë”, ka thënë Halimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarit e sulmit në Trepçë
-
Tre të dyshuarve për disa vepra penale u caktohet masa e paraburgimit
-
Pezullohen punonjësit që dyshohet se sulmuan kryeshefin e Trepçës
-
Nga një muaj paraburgim ndaj tre personave për sulm ndaj personit zyrtar
-
Gjykata cakton masën e sigurisë ndaj personave që u përleshen me policët në Fushë Kosovë