Shtatë punonjës të Ndërmarrjes "Trepça" që dyshohet se kanë sulmuar kryeshefin Enis Abdurrahmani dhe drejtorin e administratës Besim Haxhiu, janë larguar përkohësisht nga puna.
Rafet Ibishi, Zenel Ibishi, Rrahman Latifi, Shefki Rama, Bajram Sadfiku, Bajram Istrefi dhe Burim Hajdari, janë punëtorët që janë larguar përkohësisht nga puna, deri në vendimin e Komisionit Disiplinor i cili duhet të merret brenda 6 muajve të këtij vendimi.
"ME datën 18.10.2021 rreth orës 10:00 në zyrën time të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., jam sulmuar fizikisht nga ana e tyre. Pastaj punëtorët Zenel Ibishi, Shefki Rama, Bajram Sadiku, Bajram Istrefi, Burim Hajdari gjatë daljes në korridor e kanë sulmuar fizikisht edhe drejtorin e administratës z.Besim Haxhiu”, thuhet në vendimin që e ka siguruar KOHA.
“Të gjitha këto janë proceduar pranë organeve policore të cilët janë duke hetuar rastin lidhur me veprat penale që janë konsumuar në këtë rast. Andaj duke pasur parasysh se ndaj tij është filluar procedura disiplinore, u vendos si në dispozitiv."
-
Para se të shkarkohej nga Qeveria, Bordi i “Trepçës” shkarkoi kryeshefin
-
Menaxhmenti i “Trepçës” edhe ua vonon pagën minatorëve, edhe i ndëshkon se hynë në grevë në kërkim të saj
-
Merren masa ndaj 151 minatorëve të “Trepçës” për sabotim të punës
-
Caktohet paraburgimi për ish-kryeshefin e Trepçës dhe katër të tjerë
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarit e sulmit në Trepçë