Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Caktohet masa e sigurisë ndaj dy të dyshuarve për rrëzimin e kulmit në Komunën e Prishtinës

Kulmi i Komunes se Prishtines

Pamje e 18 janarit të vitit të kaluar kur çatia e ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës ishte rrëzuar nga erërat e forta duke i shkaktuar lëndime të rënda një 23-vjeçareje

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë ndaj dy të dyshuarve për rastin e rrëzimit të kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

Ndaj zyrtarit komunal Y.J., që u arrestua nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Atij i është ndaluar qasja në zyrat e Komunës së Prishtinës dhe po ashtu të kontaktojë me kolegët e tij të punës.

Siç ka bërë të ditur Gjykata masa vlen deri më 21 shkurt, e në rast të mosrespektimit të masës do t’i zëvendësohet ajo me masën e paraburgimit.

Ndërkohë ndaj përfaqësuesit përgjegjës të kompanisë punuese në vendpunishten e kompanisë në fjalë, B.B. është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muaji.

Çatia e ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës është rrëzuar të enjten e javës së kaluar duke i shkaktuar lëndime të rënda një 23-vjeçareje. Krahas kësaj nga rrëzimi i saj janë demoluar shumë nga automjetet e parkuara afër ndërtesës. Për rrëzimin e kulmit zyrtarët komunalë kanë fajësuar erën e fortë.

Edhe Arrestohen dy të dyshuar për rënien e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës Kronikë Arrestohen dy të dyshuar për rënien e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës