Prokuroria e Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë ndaluar dy persona të dyshuar në rastin e rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës.
Sipas njoftimit njëri pre tyre është zyrtar i Komunës së Prishtinës e tjetri person përgjegjës i kompanisë punuese për vendpunishten e saj.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e rënies së çatisë të objektit të Kadastrit të Komunës së Prishtinës, më 18.01.2024, ku si pasojë e kësaj ngjarjeje mbeti e lënduar rëndë një qytetare e Republikës së Kosovës dhe gjendja e saj shëndetësore mbetet ende kritike, si dhe në këtë ngjarje u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, me ç’ rast në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në këtë rast, njëri nga ta është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër i ndaluar me aktvendim të prokurorit është person përgjegjës i Kompanisë punuese për vend punishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B..”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Prokuroria ka njoftuar se nga ana e Prokurorit të Shtetit është angazhuar eksperti gjyqësor nga lëmia e ndërtimtarisë në këtë çështje penale, në të cilën thuhet se po vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me institucionet relevante.
Çatia e ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës është rrëzuar të enjten e javës së kaluar duke i shkaktuar lëndime të rënda një 23-vjeçareje. Krahas kësaj nga rrëzimi i saj janë demoluar shumë nga automjetet e parkuara afër ndërtesës. Për rrëzimin e kulmit zyrtarët komunalë kanë fajësuar erën e fortë.
-
Caktohet masa e sigurisë ndaj dy të dyshuarve për rrëzimin e kulmit në Komunën e Prishtinës
-
Dy të akuzuarit për rënien e kulmit të Komunës së Prishtinës pranojnë fajësinë
-
Të akuzuarit për rrëzimin e kulmit të Komunës e pranojnë fajësinë, do t’i paguajnë mbi 36 mijë euro
-
Për rrëzimin e kulmit arrestohen dy persona, njëri zyrtar i Komunës së Prishtinës
-
Një 23-vjeçare lëndohet rëndë pas rrëzimit të çatisë së “komunës së re”