Një burrë 32 vjeçar nga Kosova dyshohet të ketë vrarë ish-partneren e tij për arsye ende të panjohura.
Gjatë një kontrolli rutinë afër Minfeldit (rajoni Germersheim) të shtunën pasdite, policia gjeti trupin e pajetë të një 33 vjeçareje nga Landau në ulësen e pasagjerit në veturë, ka njoftuar policia e Rheinpfalz, raporton AP.
Shoferi kishte një armë në dorë të cilën e hodhi jashtë veturës. Burri nga Kosova u arrestua menjëherë mbi dyshimin për vrasje dhe u dërgua në mbajtje, transmeton Koha.net.
Komisioni për vrasje është duke e hetuar rastin. Motivi dhe vendi i krimit nuk janë zbuluar ende.
Artikuj të ngjashëm
-
Një kosovar në Gjermani vritet nga ish-i dashuri i partneres
-
Burri nga Kosova dyshohet të ketë vrarë ish-gruan dhe partnerin e saj në Gjermani
-
52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasjen e vitit të shkuar në Kaçanik
-
Vritet në Zvicër një kosovare 37-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, i dyshuar bashkëshorti i saj