Nazim Bllaca është dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së pavërtetë.
Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësja Albënora Bekteshi-Hoti.
Bllaca dyshohet se në vitin 2007 kishte legalizuar një kontratë të shitblerjes pasi kishte vënë në lajthitje organin kompetent për vërtetim të kontratave në Gjykatën Komunale të Ferizajt. Këtë e kishte bërë duke prezantuar dokumente publike të falsifikuara, kinse në Gjykatën Komunale të Lipjanit.
Artikuj të ngjashëm