Në fshati Mogillë të Kllokotit, dje, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, transmeton Koha.net.
Arrestimi, siç thotë raporti policor, është bërë për shkak se pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë, objektet përcjellëse dhe në serën tij, janë gjetur dhe konfiskuar 95 bimë narkotike dhe 25 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 12.502.7 gramë (12 kg e gjysmë.
Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm