Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit. Bëhet e ditur se një 29-vjeçare ka përfunduar në gjendje të rëndë pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni i banesës së saj, raporton Shekulli.
Policia e Fierit ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku shtetasja me inicialet N. F., është rrëzuar nga ballkoni i katit të tretë të pallatit.
Gjithashtu mësohet se 29-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e qytetit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për të kuptuar nëse ishte rënie aksidentale apo hedhje.
Artikuj të ngjashëm
-
Gruaja bie aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë në Ferizaj
-
Një grua në gjendje të rëndë, dyshohet se ra nga ndërtesa në Fushë-Kosovë
-
Një person gjendet i shtrirë në trotuar në Pejë, dyshohet se u hodh nga ballkoni
-
3-vjeçarja që ra nga kati i shtatë në Durrës, jashtë rrezikut për jetën
-
Shqiptarja në Itali u hodh nga ballkoni për të ikur nga burri që po e rrihte