Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Biblioteka Kombëtare e Tiranës kaplohet nga zjarri

Kati i tretë i nëndheshëm në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë u përfshi sot nga flakët, duke shkaktuar dëme të vogla në zonën e antikuaritave.

Numri dy i ministrisë së Kulturës Zef Çuni, bëri me dije se falë ndërhyrjes së shpejtë nga zjarrfikësit u bë e mundur shpëtimi i librave tepër të vlefshëm. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit pasi po punohet për të pastruar ajrin nga tymi, sidomos në katin e tretë të nëndheshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi hartuar edhe projektin e rikonstruksionit të Bibliotekës Kombëtare, e cila do të ketë një sistem alarmi shumë më të përsosur sesa ky që kemi. Janë dëmtuar vetëm disa libra të periudhës rusë, mesa thonë specialistët e bibliotekës. Nuk ka dëme të mëdha sepse është shuar menjëherë nga zjarrfikëset dhe sistemi i alarmit ka funksionuar menjëherë”, tha Zef Çuni gjatë një deklarate për mediat, shkruan KP.