Njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari ku i ka gjetur armë dhe substanca narkotike.
Policia ka gjetur në shtëpinë e të dyshuarit pesё qese najloni marihuanë prej 3 kg e 45 gram, dy peshore digjitale, pistoletë me karikator me 3 fishekë brenda, pistoletë me njё karikator me 4 fishekë, shtatё fishekë kalibër i panjohur, 152 qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave narkotike, 40 stega plastike, dy rolle me foli plastike, njё rolle foli alumini dhe para në vlerë prej 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze.
“Pas bastisjes së kryer personi i dyshuar ёshtё shoqёruar nё stacionin policor ku ёshtё intervistuar nё prezencë e avokatit dhe pas intervistimit i njëjti me vendim tё prokurorit kompetent ёshtё ndaluar pёr 48 orё”, njoftoi PK-ja.

-
Arrestohen dy persona për narkotikë e armëmbajtje pas hetimit disamujorë të Policisë
-
Arrestohet një person në Ferizaj për substanca narkotike
-
Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Sekuestrohet kokainë 300 mijë euro në Prizren
-
Arrestohen në flagrancë tre persona për shitblerje të narkotikëve