Kronikë

Banka ankohet se drejtori i një kompanie private deponoi 1155 euro të falsifikuara

Një bankë në Prishtinë është ankuar për deponim të monedhave të falsifikuara.

Zyrtarja e bankës ka thënë në polici se drejtori i një kompanie private kishte deponuar 1155 euro në monedha 2-euroshe që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia po e heton rastin.

“Ankuesja kosovare, zyrtare e bankës ka raportuar se me datë 27.06.2023 drejtori i një kompanie private ka deponuar një sasi prej 2x1155 € monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të PK-së.