Dy persona u arrestuan mbrëmë në fshatin Komogllavë të Ferizajt, pasi kanosën zyrtarët policorë që po kryenin detyrën.
Në lokalin e të dyshuarve policia ka vërejtur se nuk është zbatuar ligji për COVID-19 për orarin e punës dhe ka kërkuar dokomunetat e identifikimit të cilat nuk i janë dhënë nga dy të dyshuarit, babë e bir.
Gjatë arrestimit, ata kanë bërë rezistencë dhe policia ka përdorur edhe sprej.
“Njësia policore së bashku me inspektorët e AUV-it gjatë kontrollit të lokaleve për zbatimin e ligjit për Covid 19 kanë hasur në një lokal të hapur duke mos respektuar orarin e punës sipas vendimit të qeverisë. Në momentin kur zyrtari policor ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga pronari i lokalit mashkull kosovar, i dyshuari ka refuzuar dhe i njëjti së bashku me të dyshuarin tjetër (djalin e tij) kanë penguar, fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Gjatë arrestimit, të dyshuarit kanë bërë rezistencë duke i shtyrë policët dhe më këtë rast zyrtarët policor kanë përdorur sprej. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.