Dje në Vushtrri është arrestuar një burrë, pasi siç raporton policia, ai e ka rrahur vajzën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.
Policia njofton se viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .
Artikuj të ngjashëm