Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Azem Syla kthehet në arrest shtëpiak

Nga pasditja e së premtes, ish-komandantit të UÇK- së, Azem Syla Gjykata e Apelit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Kjo disa javë pasi u lirua nga paraburgimi.

Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari ka thënë për KTV-në se vendimi tashmë i është dërguar Gjykatës Themelore dhe Policisë për ekzekutim. Kësisoj, Syla nuk mund të dalë nga shtëpia pa vendim tjetër të gjykatës.

Sipas tij forcat e rendit do të kontrollojnë nëse Syla po zbaton urdhrin e gjykatës.

Azem Syla akuzohet për tjetërsim të pronave shoqërore në Rastin “Toka” dhe është liruar nga paraburgimi më 12 mars.