Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirimi i Azem Sylës, përmbledhje e KTV-së

20 ditë pasi EULEX-i ka hequr dorë nga gjykimi i Azem Sylës dhe të tjerëve, ish-komandanti i UÇK-së është liruar nga paraburgimi.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila e ka lënë Sylën të mbrohet në liri, raporton KTV.

Gjykata ka vendosur që Lubisha Vojkoviqit t’i vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi, kurse Ilaz Sylës i është caktuar masa e paraqitjes në polici.

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla, akuzohet nga Prokuroria se ka udhëhequr një grup kriminal të organizuar, të përbërë nga më shumë se 40 persona.

Aktakuza ka të bëjë me përfitimin e rreth 30 milionë eurove nga shpronësimi i pronave shoqërore në Komunën e Prishtinës.

Rasti ka qenë duke u gjykuar nga EULEX-i por misioni evropian hoqi dorë nga ky gjykim muajin e kaluar, kurse tani trupin gjykues e kryeson gjyqtari Beqir Kalludra.

Artikuj të ngjashëm