Kronikë

Autoritetet zvicerane ndalojnë shtatë kosovarë, punonin në të zezën

Policia kantonale e Basel-Stadt ka bërë një kontroll në mëngjes e të martës në Kleinbasel.

Cak ishin 11 persona, raporton “Polizeinews.ch”.

Kontrolli ishte bërë me kërkesë të Zyrës së Migracionit.

Tetë nga personat u raportuan për punë të padeklaruar dhe qëndrim të jashtëligshëm, shtatë prej tyre kosovarë.

Shtatë kosovarët kishin ndalime ekzistuese të udhëtimit nga kantonet tjera. Ata pasi janë raportuar do të dërgohen në kantonet përgjegjëse apo mund edhe të depërtohen për në vendet tyre nga Zyra e Migracionit në Basel-Stadt.

Një serb është raportuar për punë të padeklaruar dhe qëndrim të paligjshëm ndërsa më pas është dëbuar nga Zvicra.

Ndërsa një kosovar tjetër si dhe një shtetas i Francës e një Greqisë, janë liruar nga kontrolli pas marrjes në pyetje.