Një autobus që po vinte nga Serbia për në Kosovë, derisa ka qenë duke lëvizur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, mbrëmë ka dalë nga rruga.
Sipas informatave të Koha.net, ngjarja ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBajram Krasniqi nga Policia e Kosovës, për Koha.net ka konfirmuar aksidentin, kurse ka thënë se nuk ka persona të lënduar.
“Dje rreth orës 21:00, në fshatin Lluzhan, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, një autobus (një pjesë e tij) ka dal nga rruga. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar”, ka thënë shkurt Krasniqi.
Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e vështirësuara në komunikacion si pasojë e mjegullës.