Kronikë

Atentat në Tiranë, ekzekutohet me nëntë plumba një 49-vjeçar

Një 49-vjeçar ka mbetur i vdekur pas një atentati në orët e mbrëmjes në Tiranë të premten.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë shtetasin Edmond Papa, 49 vjeç, i cili vdiq në spital. Ai u qëllua në një lokal në zonën e "Komunës së Parisit".

Mediat në Shqipëri raportojnë se ndaj Papas u qëllua nëntë herë. Thuhet se viktima kishte disa prona në zonën e Ksamilit, ndërsa po hetohet edhe aktiviteti i tij në Angli.