Pas hetimit rreth një mujor, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot një të dyshuar (zyrtar policor) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, njofton kumtesa nga IKP, transmeton Koha.net.
IPK kishte pranuar informacione në lidhje me dyshimet për përfshirje në veprimtari penale të të dyshuarit zyrtar policor në stacionin policor të Hanit të Elezit - policia kufitare, Drejtoria Rajonale Kufitare “Lindje”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe vendim të prokurorit të shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e zyrtarit policor.