Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet shtetasi irakian në Graçanicë, piu pije në një lokal dhe nuk pagoi

Policia e Kosoves

Foto-Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e vona të së martës ka arrestuar një shtetas irakian nën dyshimin se në një lokal kishte konsumuar një sasi të pijeve alkoolike e joalkoolike dhe nuk kishte kryer pagesën.

I dyshuari nuk është intervistuar, pasi ishte i dehur. Ai është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Preoc, Graçanicë 09.01.2024 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull irakian për shkak se kishte marrë nga një lokal dhe kishte konsumuar një sasi të pijeve alkoolike dhe joalkoolike dhe nuk kishte kryer pagesën. I dyshuari nuk është intervistuar për shkak se ishte në gjendje të dehur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka raportuar Policia e Kosovës.