Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë të shtunën.
Ai kishte tentuar që t’i ofronte një zyrtari policor 10 euro në mënyrë që të kalonte kufirin pa autorizimin për ngasje të automjetit. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“PKK Vërmicë 08.01.2022 – 00:15. Është arrestuar i dyshuari Shqiptar shtetas i Shqipërisë për arsye se i kishte ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë prej 10 € në mënyrë që të kalonte kufirin pa autorizimin për ngasje të automjetit. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Tentoi t’i korruptonte policët në kufi, arrestohet
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, tentoi të korruptonte për t’u futur në Kosovë
-
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’u japë 5 euro ryshfet policëve kufitarë
-
Ia ofroi policit në kufi 5 euro, arrestohet
-
Futi 500 lekë në dokumentet që i dorëzoi për kontroll në kufi, arrestohet