Policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar Besmir Myrtaj (31) me ç’rast është konfiskuar edhe një sasi e drogës, transmetojnë sot mediat italiane.
Sipas këtyre mediave, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, policia ka gjetur dy çelësa, njëri prej tyre kopje që përdorej për të hapur apartamente në Via del Rio.
Policia italiane dyshon se Myrtaj ka përdorur çelësin në emrin e vëllait të tij binjak, Gazmendi, i cili sipas mediave italiane, jeton në Shqipëri.
Myrtaj synonte të mashtronte inspektimet duke përdorur emrin e vëllait. Në apartament janë zbuluar edhe 4 kilogramë materiale, përfshirë sheqer pluhur dhe sodë buke që shërbenin për rritjen e volumit të kokainës.
Vlera e parashikuar e drogave të sekuestruara është rreth 500 mijë euro, shkruan La Gazzetta del Mezzogiorno.
-
Kapet me 58 kg kokainë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali
-
Kapet kokainë me vlerë 5 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali
-
Dy shqiptarë arrestohen në Itali, u kapën me drogë e 73 mijë euro
-
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjet kokainë me vlerë 45 milionë euro
-
Arrestohet një shqiptar në Itali, u kap me 138 kilogramë drogë