Një shqiptar 45-vjeçar është arrestuar nga Policia italiane pasi është kapur me 138 kilogramë drogë.
A.B. bashkë me dy të tjerë kishin udhëtuar nga Verona për në portin Vado Ligure, për të marrë ngarkesën që vinte nga Amerika e Jugut, shkruajnë mediumet italiane.
Guarda di Finanza ra në gjurmët e tyre dhe mbante prej disa ditësh nën vëzhgim kontejnerin me kokainë. Shqiptari me tre bashkëpunëtorët kanë tentuar të largohen me automjetin tip Audi A3. Pas një përndjekje prej disa minutash, ata braktisën automjetin me drogë por policia arriti të kapë shqiptarin./abcnews.al
Artikuj të ngjashëm
-
23-vjeçari shqiptar kapet me 50 kilogramë kokainë
-
Kapet me 58 kg kokainë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali
-
Dy shqiptarë arrestohen në Itali, u kapën me drogë e 73 mijë euro
-
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjet kokainë me vlerë 45 milionë euro
-
Arrestohet shqiptari pasi i zihen 170 kg drogë në Itali