Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet shantazhuesi i një femre

Në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, njofton raporti ditor i Policisë.

Ai, transmeton koha.net, ka shantazhuar viktimën femër K-Shqiptare duke i kërkuar të holla dhe stoli ari në mënyrë që të mos i publikojë fotografitë dhe komunikimet e tyre pasi që të njëjtit ishin në lidhje dashurie. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.