Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet pronari i një firme për evazion fiskal dhe falsifikim të faturave

Policia e Kosovës - SHPK

Është arrestuar pronari i një firme në Kosovë me akuzën se ka kryer evazion fiskal dhe po ashtu se ka kryer fatura fiktive të transaksionit.

I dyshuari i moshës 54-vjeçare është ndaluar për 48 orë.

“Në vazhdën e hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë kompetente, sot me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me ATK-në, ka arrestuar një person të dyshuar mashkull (viti i lindjes 1967), pronar i një firme. I njëjti dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive. Ndaj personit të dyshuar prokurori kompetent ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orëve për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.