Policia ka arrestuar një person në Prizren të shtunën (19 mars), nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një grua, raportoi Policia e Kosovës të hënën (21 mars).
Sipas njoftimit, ngacmimi është kryer në orën 16:30, derisa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “ngacmim seksual”.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë policor.