Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet prerësi ilegal i pyjeve

Më 13.06, në ora 16:30, është arrestuar një person në fshatin Shashare të Komunës së Vitisë.

I dyshuari, shqiptar shtetas i Kosovës, është arrestuar pasi që është hasur në fshatin Sheshare, Komuna Viti, nga pylltari duke transportuar dru ilegalisht.

“I dyshuari nuk ju ka bindur urdhrit të pylltarit dhe ka penguar që t’i konfiskohen drutë dhe gjithashtu ka penguar personat zyrtarë, rojet e pyllit dhe zyrtarët policorë derisa ishin në asistim, duke mos u bindur për të sjellë ngarkesën me dru në ekonominë pyjore në Viti. Personit të dyshuar me urdhër të Prokurorit shtetëror i është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë, i cili po mbahet në qendrën e ndalimit policor në Viti”, ka thënë Policia e Kosovës nga Komuna e Vitisë.

Rasti procedohet në Prokurorin Themelore.