Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet personi që vrau gruan për motive të dobëta

Policia e Kukësit ka zbardhur pas 22 ditësh vdekjen e një të moshuare në fshatin Borje.

Sipas policisë, 68-vjeçarja me inicialet Z.T., ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj, raporton tch.

Policia thotë se ka arrestuar 75-vjeçarin Adem Tale, bashkëshorti i saj.

Policia thotë se më datë 4 prill, pak para mesnatës i moshuari ka goditur për vdekje me sende të forta bashkëshorten e tij dhe shkaku dyshohet për motive të dobëta.