Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet personi që ngacmonte banorët e lagjes “Migjeni” në Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Një person po dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar qytetarët e lagjes Migjeni në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar mbi raportimin e dy personave mbi një tjetër se i kishte ngacmuar dhe kërcënuar, të premten.

Policia thotë se “i njëjti në vazhdimësi ngacmon qytetarët e asaj lagjeje”.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.