Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet personi që dyshohet se përdhunoi gjyshen e tij në Shqipëri

Policia në Shqipëri ka arrestuar 36-vjeçarin S.M.. Ai dyshohet se ka përdhunuar gjyshen e tij H.K. 89-vjeçare dje në fshatin Grabian, në Divjakë të Shqipërisë.

Ai edhe e kishte rrahur gjyshen.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur””, thuhet nga Policia.

Djali i 89-vjeçarës, I.M., ka treguar se si S.M. ishte dënuar në Greqi për përdhunim të mbesës së vet të mitur. Ai ishte dënuar në Greqi vite më parë për këtë.

Edhe 89-vjeçarja për Top Channel, ka treguar për tmerrin e përjetuar./TCH