Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet shqiptari në Greqi, akuzohet për përdhunim të një 17-vjeçareje

Një shqiptar 27-vjeçar është arrestuar në Greqi nën dyshimin se ka përdhunuar një 17-vjeçare, raporton “Proto Thema”.

Sipas gazetës greke shqiptari në rrjete sociale ishte shtirur se është nga Pakistani dhe po ashtu kishte postuar foto të rrejshme.

17-vjeçarja kur e raportoi rastin në Polici tha se i akuzuari është pakistanez, duke mos e ditur se ai është shqiptar.

Shqiptari i dyshuar raportohet se është pjesë e një grupi kriminal dhe përdori llogari false në Instagram për të kontaktuar nxënësen. Pas një komunikimi të gjatë e bindi 17-vjeçaren të takohet me të.

Pasi u takuan ai tërhoqi atë në një apartament në Korydallos dhe e përdhunoi.

Edhe Përdhunimi i një 13-vjeçareje nga shtatë emigrantë nxit reagime në Itali Botë Përdhunimi i një 13-vjeçareje nga shtatë emigrantë nxit reagime në Itali

Ai kishte lënë gjurmë në rrobat dhe trupin e viktimës, ndërsa e ktheu më pas në shtëpi dhe e kërcënoi të mos thoshte ndonjë gjë.

Ngjarja kishte ndodhur më 11 prill.

Sipas akuzës thuhet se shqiptari e kishte bindur 17-vjeçaren që të dalë me të rreth orës 21:30.

Më pas e mori atë me motoçikletë dhe e dërgoi në park. Fillimisht e puthi e pasi vajza i kërkoi të ndalonte ai e mori atë me dhunë dhe e dërgoi në një apartament të tij, ku e përdhunoi. Për t’u siguruar që mos të dëgjonin fqinjët ai ngriti zërin e televizorit.

Pasi e përdhunoi e dërgoi vajzën në shtëpi dhe i tha të mos e raportonte rastin.

Edhe Dyshohet se detyroi të miturën t’i dërgonte video me përmbajtje seksuale, arrestohet Kronikë Dyshohet se detyroi të miturën t’i dërgonte video me përmbajtje seksuale, arrestohet

Vajza në gjendje shoku e raportin rastin te Policia e Korydallos, ndërsa gjurmët e të akuzuarit u gjetën në rrobat e saj dhe trupin e saj.

Shqiptari 27-vjeçar u arrestua në shtëpinë e tij në Agia Varvara.