Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet personi i dyshuar për shumë grabitje në rajonin e Pejës

Pejë, 13 qershor - Policia e Kosovës, hetimet rajonale pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, sot, më 13 qershor, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë V. B. i lindur me 1993 m/k/sh, i cili dyshohet se ka kryer disa grabitje gjatë vitit 2018 dhe 2019, në rajonin e Pejës dhe i cili deri më tani ka qenë në arrati.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë me prokurorin e Shtetit dhe gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, kanë kryer kontroll-bastisje dhe është arritur arrestimin i personit të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari pas intervistimit nga ana e hetueseve rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, është dërguar në mbajtje për 48- orë.