Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se gjatë një aksioni të Drejtorisë Rajonale të Hetimeve në Prizren, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është kapur dhe arrestuar personi i dyshuar me inicialet B.Rr., lidhur me sulmin e djeshëm ndaj Prokurorit të Shtetit.
I njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tij do të vazhdohet me procedura të mëtejme hetimore.
“Prokuroria Themelore në Prizren, i dënon ashpër sulmet e tilla ndaj prokurorëve dhe punës së tyre, si dhe është e vendosur në luftimin e krimit dhe do t’i hetoj dhe akuzojë të gjithë personat që shkelin ligjin”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Prizrenasi rrah një person, gjatë arrestimit sulmon edhe policinë
-
Ndalohet për 48 orë prokurori që u arrestua për marrje ryshfeti në Prizren
-
Arrestohet një burrë për sulm seksual ndaj një burri tjetër
-
Arrestohet personi që goditi me veturë policin në Prizren
-
Arrestohet një person për “vrasje në tentativë” në Prizren