Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se kishte kryer vjedhje të druve. Megjithatë, gjatë verifikimit të tij, është kuptuar se bëhej fjalë për një person që kishte qenë i dënuar me burgim për një tjetër vjedhje, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit nga Drejtoria e Policisë në Pejë, sot pas mesnate, Policia kishte ndalur një veturë “Golf” me dyshimin se në të kishte të ngarkuar dru.
Gjatë verifikimit të personit, rezultoi se ai ishte në kërkim me urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Pejë, pasi ishte i dënuar me një vit e gjysmë burgim për veprën “Vjedhje e rëndë”.
Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është ndaluar në qendrën e ndalimit në Pejë dhe nga aty do të dërgohet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ka njoftuar më tej policia.