Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar për mashtrim personin i cili ishte rrëmbyer ditë më parë nga dy persona.
“Lidhur me rastin ‘rrëmbim’ të ndodhur me datën 05.06.2019, personi i paraqitur si viktimë e këtij rasti, gjatë intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal për hetime pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, del se i njëjti ka mashtruar njërin nga personat e dyshuar të arrestuar në rastin e rrëmbimit, kinse do t’ia gjente atij veturën dhe një bagëti të cilat i janë vjedhur të njëjtit, duke i kërkuar një shumë të hollash të cilat nuk ia ka kthyer”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Arrestohen dy të dyshuar për rrëmbim të një personi, e mbanin të mbyllur në ahur
Me urdhër të prokurorit të shtetit rasti është cilësuar ‘mashtrim’ dhe i dyshuari, i cili në rastin e parë ishte viktimë e rrëmbimit, dërgohet në mbajtje.
Kujtojmë se dje Policia kishte arrestuar dy të dyshuarit për rrëmbimin e tij, të cilët e kishin mbajtur të lidhur në ahur.
-
Arrestohen dy të dyshuar për rrëmbim të një personi, e mbanin të mbyllur në ahur
-
Rrëmbehet një person, arrestohet një i dyshuar
-
Dy të arrestuar për një rast rrëmbimi në Prishtinë
-
Tentoi të përfitojë nga familjarët duke thënë se u rrëmbye, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
-
Një i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se mashtroi tjetrin për 51 mijë euro