Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për rrëmbim të një personi, e mbanin të mbyllur në ahur

Arrestohen dy të dyshuar për rrëmbim të një personi, e mbanin të mbyllur në ahur

Me datë 5 qershor 2019, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sektori rajonal për hetime ka pranuar informatë inteligjente se 2 (dy) persona të dyshuar kanë rrëmbyer një person (tani viktimë), dhe të njëjtin janë duke e mbajtur të fshehur në fshatin Staradran- Istog, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se sektori rajonal i hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, të asistuar nga njësia për reagim të shpejtë, njësitë patrulluese të stacionit policor Pejë dhe Istog, në koordinim të plotë me prokurorinë e shtetit dhe gjykatën themelore në Pejë, kanë kryer kontroll-bastisje në disa lokacione, transmeton Koha.net.