Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet për kanosje të policëve në Gjakovë

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi ka kanosur zyrtarët policor, të cilët po ia shqiptonin një dënim.

Policia njofton se atij i ishte shqiptuar një tiketë për kundërvajtjen që e kishte shkaktuar ai me veturën e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.