Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet pejani për inskenim të tri veprave penale

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë të mërkurën në dyshimin se i ka inskenuar veprat penale “lëndim i lehtë trupor”, “vjedhje në tentativë” dhe “zjarrvënie”.

Sipas njoftimit, i dyshuari I.K., ka raportuar në Polici se në shtëpinë e fqinjit në Raushiq të Pejës, tre persona kanë hyrë dhe kanë vjedhur.

Ai i tha Policisë se është takuar me të dyshuarit, por që pas hetimeve policore, u konstatua se i njëjti i ka inskenuar veprat në fjalë

“Sipas viktimës ai kishte dëgjuar disa krisma dhe sipas viktimës është takuar me te dyshuarit më të cilët është përleshur. Njësitet relevante të Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, aty Policia ka vërejtur se nga brendësia e shtëpisë del tym, janë njoftuar njësiti i zjarrfikëseve dhe gjithashtu është vërejtur se në dy (2) pika të hyrjes ne shtëpi janë thyer dritaret. Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, gjatë hetimeve të zhvilluara dhe pas intervistimit të dëshmitarëve dhe viktimës tani i dyshuar, dyshohet se i njëjti ka inskenuar veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftimin policor.

I njëjti, i lindur në vitin 1991, është dërguar në Stacionin Policor në Pejë mirëpo për shkak se ka qenë i dehur, nuk është intervistuar.

Artikuj të ngjashëm