Një person është arrestuar për shkak se nuk është ndalur për kontroll pas sinjalizimit të zyrtarëve dhe policorë, derisa është bllokuar në kolonë dhe u ka drejtuar armë zjarri atyre.
Nga i dyshuari i ndaluar në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë, të enjten, është konfiskuar edhe një antiplumb.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk u është ndalur për kontroll zyrtarëve policorë, por ka vazhduar duke u bllokuar në kolonë të veturave. I dyshuari duke ua drejtuar armën e zjarrit zyrtarëve policorë ka ikur në këmbë disa metra ku edhe është arrestuar. Nga i dyshuari është konfiskuar një antiplumb dhe një revole me 6 fishekë të kalibrit 9 mm. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton PK.
-
Arrestohet i dyshuari për tentimvrasjen në Prishtinë
-
Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarit policor në "Rrugën B"
-
Sulmoi policin dhe një person tjetër, arrestohet
-
Tentoi ta godiste me veturë policin që ia dha urdhrin për ndalim, arrestohet