Në Han të Elezit një person është arrestuar pasi ka sulmuar zyrtarin komunal pyjor dhe e ka penguar në kryerje të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00. Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka treguar se sulmuesi është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Po ashtu është arrestuar një person në Gjilan të dielën pasi ka kanosur dhe penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës. Ai është dërguar në mbajtje 48 orë. Po ashtu edhe në Pejë ka ndodhur një rast sulmi ndaj zyrtarëve policor, në mbrëmjen e të dielës, ku një polic ka marrë lëndime. I dyshuari është dërguar në mbajtje 48 orë.
Artikuj të ngjashëm