Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet pasi rrah babanë

Foto: Koha / ilustrim

Policia në Gjakovë ka arrestuar të dyshuarin i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar babanë e tij i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor dhe sipas raportit të mjekut ai nuk është në gjendje të intervistohet.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje.