Një ditë pas raportimit të një grabitje Policia në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje.
Sipas Policisë së Kosovës më 24 maj 2021, në orët e mbrëmjes një qytetar shtetas i Shqipërisë, informoi policinë së kishte rënë pre e grabitjes nga persona të dyshimtë, të cilët fillimisht ishin futur në automjetin e tij me targa të Shqipërisë.
Sipas policisë nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur një vlerë të hollash në shumën prej 60 euro.
Të dyshimtit e kishin mbajtur viktimën për një kohë, përderisa policia kishte intervenuar dhe i kishte ndaluar. Njësitë policore e morën viktimën e rastit të grabitjes dhe pas intervistës të dyshimtit dhe dëshmitarëve kuptuan së kishim të bënim më rast grabitje.
Në cilësinë e dëshmitarëve policia intervistoj edhe dy persona tjerë. I dyshimti E.B i lindur në vitin 2003, u arrestua dhe me aktvendim te prokurorit të Shtetit u ndalua në afat prej 48 orë.
Njësitë policore janë duke e hetuar rastin, dhe njëkohësisht janë në kërkim edhe te një personi tjetër të dyshuar për të cilin ka informata mbi identitetin e tij.
-
Arrestohen tre të dyshuarit për grabitjen e 40 eurove në Prizren
-
Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Prizren, dy të tjerë në kërkim
-
94-vjeçarit i grabiten 140 euro në Prizren
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
-
Shtetasja e huaj raporton se në Prizren iu grabitën 2000 euro e dy telefona